Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Dialogu është në qorrsokak”, kryeparlamentari Glauk Konjufca: Ndërkombëtarët janë të njëanshëm

16:54 / September 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Glauk Konjufca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se dialogu me Serbinë është në një rrugë pa krye, duke i kërkuar ndërkombëtarëve të përcaktohen se çfarë dëshiron nga ky proces. Në një dalje para mediave pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se pas agresionit në Banjskë është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që i njëjti të mund të vazhdojë normalisht.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin se qysh ka qenë që prej vitit 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar”, tha Konjufca. Ai akuzoi ndërkombëtarët se janë të njëanshëm në raportet mes Kosovës dhe Serbisë në favor të Beogradit, dhe për këtë përmendi mungesën e sanksioneve pas sulmit të Banjskës ndërsa Kosova vijon të jetë nën masa të BE-së.

“Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe mendon se principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen të ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme”, tha Konjufca.

Gjermania, përmes emisarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kërkoi nga Kosova që të heq masën e sigurisë për mallrat serbe e vendosur pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë vitin e kaluar. Refuzimi i Qeverisë për ta bërë një gjë të tillë u pasua nga një paralajmërim se bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit mund të vazhdojë pa Kosovën, duke ngjallur frikën se vendi mund të përjashtohet nga ky mekanizëm. “Procesi i Berlinit është shumë më i gjerë dhe nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces. Ato që nuk mund të arrihen dhe ajo çfarë tha z. Sarrazin në vizitën e tij në Kosovë mu duk si ledhatim i Serbisë”, tha Konjufca.

glauk konjufca Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.