Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin virtual “Dialogu Ministror i vendeve të Mesdheut mbi Krizën e Pasigurisë Ushqimore”.
Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka ka falënderuar ministrin italian të Punëve të Jashtme, Luigi di Maio për adresimin e tij në lidhje me këtë çështje.
Ajo u shpreh se bota duhet të mblidhet për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar, duke ushtruar presion ndaj Moskës për të mos përdorur çështjen e ushqimit në shërbim të luftës dhe politikave të saj.
“Në dialogun ministror në unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore. Falenderoj ministrin e Jashtëm italian Luigi di Maio adresimin e kësaj çështjeje thelbësore. Bota duhet të mblidhet së bashku për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar që kërcënon të gjithë duke ushtruar presion Rusisë për të ndërprerë përpjekjet e tyre për të përdorur ushqimin në këtë formë.”