Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka takuar ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në Twitter, Blinken tregon se diskutuan për prioritetet e përbashkëta ndërsa festojnë Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri.
“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhacka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken.