Shqipëria ka çelur negociatat me Bashkimin Evropian, rrugë të reja janë hapur për përfitime financiare dhe jo vetëm. Janë gati 61 bashkitë në vend të aplikojnë dhe zbatojnë projekte në programe të BE? Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka nisur turin “Dialogu Vendor” në të gjitha bashkitë e radhës ishte në Berat, për tu njohur me problematikat dhe treguesit zhvillimor në secilën bashki pas reformës territoriale.
“Mënyrën si mund të adresojmë problemet financiare, buxhetore, administrative dhe institucionale duke pasur një dialog sistematik me 61 bashkitë. E dyta është të fillojmë hapat e parë të një diskutimi i cili ka të bëjë me treguesit zhvillimorë. Por edhe për të parë e vlerësuar se si treguesit reforma territoriale ka pasur impakt në treguesit zhvillimorë ekonomik dhe social në secilën bashki”, tha Arbian Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor.
Ministria e pushtetit Vendor u krijua me ndryshimet më të fundit që u bënë në qeveri. Sipas ministrit Mazniku të 61 bashkitë do të asistohen për menaxhimin sa më mirë të buxhetit por edhe aplikuar në projektet e Bashkimit Evropian.
“Fokusi i parë është koordinimi i punës së qeverisë me bashkitë .Pjesa e dytë do të jetë mbështetje e bashkive nga ana e burimeve njerëzore , menaxhimin e mirë financiare dhe mbështetje në raport me fondet e Bashkimit Evropian, pasi 70% e ligjeve të BE do të aplikohen nëpërmjet bashkive”, tha Mazniku.