Melinda Ademi tha “po”! Reperja e njohur ka marrë propozimin e dashurisë së përjetshme. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë pak nga momenti romantik dhe ky hap i ri në jetën e saj.
Në dorën e saj të vendosur mbi atë të partnerit, shihet një unazë vezulluese me diamant. Në sfond, shihet pak nga skena e propozimit ku shkruhet: “A do të martohesh me mua?”
Sigurisht që Melinda ka pranuar, duke shtuar: “Zemra ime është plot, të dua Granit Muhaxheri!”

Granit Muhaxheri përveçse tanimë i fejuari i reperes, është njëkohësisht edhe menaxheri i saj prej disa vitesh. Një marrëdhënie e bukur e cila duket se nga dritat e skenës apo studiot e regjistrimit, ka arritur të gjejë rrugën drejt zemrës.
