Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diaspora, Celibashi: Nuk ofrojmë regjistrim në terren

12:32 / February 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DSC 0182
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilirjan Celibashi ka njoftuar se regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet me Platformën Elektronike të Regjistrimit, dhe jo në terren. Celibashi thekson se e vetmja ndihmë për çdo votues nga jashtë ofrohet përmes telefonit, mesazheve në WhatsApp, Chatbot-it dhe Email-it zyrtar të KQZ-së. KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve.

Deklaratë Publike

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

✔️ Thirrjeve telefonike

✔️ Mesazheve në ËhatsApp

✔️ Chatbot-it

✔️ Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit.

Celibashi Diaspora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.