Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diaspora, Manja: Mbulojmë shpenzimet e postës për fletën e votimit

18:07 / January 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga seanca plenare përsëriti ftesën për opozitën që të votojë ndryshimet e rëna dakord mes palëve që parashikojnë mbulimin e kostos së postimit të fletës së votimit për shqiptarët jashtë vendit, si dhe lejimin e votimit të tyre edhe me një dokument biometrik shqiptar, me afat të përfunduar. Për të mbajtja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit është respekt ndaj shtetit. Manja theksoi se asnjë shtetasi shqiptar nuk i lejohet të votojë jashtë Shqipërisë me mjet identifikimi shqiptar.

”Votoni ndryshimet! Ju nuk e keni dashur votën e diasporës. Do të shkojmë deri më 11 maj”, tha Manja. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. ”Çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Por ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë”, tha Noka.

Manja duke i’u përgjijgur Nokës, tha se të jesh shtetas shqiptar ka të drejta e detyrime. ”Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaportë biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjja jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile”, tha ai.

Diaspora ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.