Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët

21:17 / January 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe dy ditë na ndajnë nga hapja e regjistrimeve për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë të drejtën e votës më 11 maj.  Të shtunën, në faqen zyrtare të KQZ-së, do të publikohet platforma ku çdo emigrant mund të regjistrohet vetëm online.

Çdo votues në diasporë, duhet të ketë një kompjuter ose telefon me kamer dhe internet, një dokument identifikimi shqiptar dhe një dokument që vërteton adresën ku banon jashtë shtetit. Platforma kërkon një fytyrë të gjallë, duke garantuar që askush nuk mund ta bëjë procesin për dikë tjetër.

Pasi zgjedhësi e dorëzon kërkesën, KQZ ka 5 ditë kohë për t’i kthyer përgjigje votuesit, duke e pranuar kërkesën, apo për ta refuzuar atë.

Për çdo vendim, emigranti do të njoftohet me mesazh në telefon dhe e-mail.  

Shqyrtimi i kërkesave të diasporës, do të bëhet nga disa operatorë, punonjës të KQZ-së, të cilët do të marrin edhe vendimin.

Ilirjan Celibashi kishte përgatitur një udhëzim se si këta operatorë duhet të vlerësojnë kërkesat, por ai nuk u miratua, sepse dy partitë më të mëdha, patën rezerva.

Nga PS u kërkua më shumë kohë, ndërsa nga PD u vu theksi tek transparenca dhe se vendimet për t’i pranuar apo refuzuar kërkesat e emigrantëve për regjistrim, duhet t’i marrë komisioneri dhe jo operatari.

“Duam të kemi mundësi të shohim pse u refuzua apo miratua një rast i caktuar”, tha Franci Nuri, përfaqësues i PD.

Komisioneri e shtyu mbledhjen me një ditë, pra, për këtë të enjte, duke pasur parasysh kohën e ngushtë të ngelur deri të shtunën, kur nis regjistrimi e kjo rregullore duhet të jetë gati.

Diaspora regjistrimi voton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.