A. Pali, 18 vjeç rezulton i “zhdukur” në rrethana të paqarta prej 6 ditësh. Zyrtarë të Policisë Dibër bënë me dije se i riu ishte ngjitur në malin e Korabit me babain dhe një kushëririn e tyre, për të mbledhur bimë medicinale.
“Babë e bir dhe një kushëriri i tyre janë ngjitur në mal për të mbledhur bimë mjekësore. Pasi janë ngjtur në majën e Korabit ata kanë lëvizur në drejtime të ndryshme, me shpresë për t’u takuar përsëri. Djali ka kaluar kufirin, në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe nuk është kthyer në vendin e takimit. Kjo e ka alarmuar babain i cili është rrekur për disa orë të gjejë djalin, por pasi ka rënë nata është kthyer në fshat, tani pa djalin e tij”, thanë burime pranë Policisë Dibër.
Autoritetet e Policisë Peshkopi kanë njoftuar palën fqinje në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 18 vjeçarit Pali.
I riu po mblidhte bimë mjekësore nga ana e Maqedonisë së Veriut, në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, afër fshatit Tanushë. Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri, pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë. /tirananews.al/