Pas 10 ditë kërkimesh është gjetur i pajetë 64 vjeçari që dyshohej se është mbytur në lumin Drin i Zi. Që me datë 4 maj familjarët dyshuar se Lleshi është mbytur, pasi gjatë kalimit në rrjedhën e lumit kali kishte arritur ta kalonte ujin, ndërsa kryefamiljari nuk i përballoi dallgët e lumit. Prej disa ditësh banorë të zonës, efektivë të Policisë dhe të afërm vijonin kërkimet për gjetjen e S. LLeshit.
Njoftimi i Policisë Dibër:
Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.
Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.