Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dibër/ Imeraj: Shpifësit e PD-së do të paditen dhe do të mbajnë përgjegjësi për çfarë flasin

16:22 / May 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD Diber 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike Dega Dibër, ka paditur sot në SPAK dhe KLSH kreun e kësaj bashkie, Dionis Imeraj, të cilin e akuzojnë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Padia ka ardhur në lidhje me zhvillimin e tenderit me objekt “Ndërtim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”.

Naim Kazidede

PD Dibër shprehet se nuk është kundër investimeve, por duke parë situatën e rëndë ekonomike, shkaktuar nga pandemia Covid 19, prioritet i prioriteteve do të ishte ndihma, përkrahja, mbështetja për familjet në nevoje, bizneset, fermeret, blegtorët etj.

 “Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë proçesin e prokurimit vetëm për ato proçedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme”, thuhet në deklaratën e degës lokale të PD Dibër.

Sakaq kryetari i Bashkisë Dibër në përgjigje të akuzave të PD-së shprehet se demokratët: “Sot, të sapo dalë nga vetizolimi po flasin përçart. Përmes një deklarate për mediat, u kujtuan për situatën dhe komunitetin. Fakti që Bashkia Dibër ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën aktuale dhe i është gjendur pranë çdo qytetari në nevojë e do të vazhdojmë ta bëjmë, nuk përtypet dot nga opozita. Investimet e tilla jetike, të rëndësishme në shërbim të komunitetit si furnizimi me ujë të pijshëm, plotësisht konform ligjit dhe rregullave të Prokurimit Publik, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Dibër nuk i kuptojnë sepse ata janë mësuar vetëm me shpifje, zhvatje dhe grabitje në kurriz të qytetarëve dibranë. Nëse nuk dinë të lexojnë, po i udhëzojmë ta bëjnë.”

donis imeraj 1

Imeraj argumenton se nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe se qytetarët nuk mund të lihen pa shërbime: “Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), është mëse i qartë sqarimi për njoftimin me nr.2372 prot, datë 31.03.2020 ku citohet se “…autoritetet kontraktore mund të vijojnë proçesin e prokurimit (shpalljet e reja apo proçedurat që janë në proçes) për mbulimin e nevojave të dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet të prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin.” Jemi bashkëpunues për hetim nga organet kompetente për investimin në fjalë. Ndërkohë, shpifësit do të paditen për përpjektjet e tyre për të dëmtuar imazhin tim dhe të Bashkisë Dibër, në mënyrë që tjetër herë të mbajnë përgjegjësi për çfarë flasin.”

dionis imeraj paditen shpifesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.