Tre nga gjashtë këshilltarët e PSD në Dibër janë në konflikt interesi dhe nuk do të betohen në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak Dibër, e cila do të mbahet nesër në qytetin e Peshkopisë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur në listën fituese të këshilltarëve: Florian Tomçini, Brisilda Lata, Klevi Ademi, Sara Tomçini, Pajtim Lata dhe Eduina Ademi.
Mirëpo zyrtar të Bashkisë Dibër bënë me dije se këto këshilltarë kanë lidhje nepotike dhe ligji nuk i lejon të jenë sëbashku në këshill. “Florian Tomçini e ka motër Sara Tomçinin. Eduina Ademi është kunata e Klevi Ademit. Brisilda Lata e ka vëlla Pajtim Ademin”, pohuan për tiranews.al burimet.
Sipas Kodit Zgjedhor gjysma e këshilltarëve të PSD Dibër janë në papajtueshmëri të ligjit dhe do të zëvendësohen nga lista shumëemërore e këtij subjekti politik
