Rahim Spahiu ka kryer sot betimin pas fitores në zgjedhjet e 6 marsit të këtij viti.
Gjatë një ceremonie ku morën pjesë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deputeti Lavdrim Krashi, prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, drejtues të institucioneve, këshilltarë të bashkisë, qytetarë, etj, Spahiu është betuar se do të jetë zbatues i ligjit dhe në shërbim të komunitetit që e zgjodhi në këtë detyrë të re.
Rahim Spahiu fitoi mbi 60 % të votave duke mundur thellë kandidatët e PD-së dhe “Shtëpisë së Lirisë”, Luan Haka e Premtim Kryemadhi.
Spahiu zëvëndësoi në detyrën e kryetarit të bashkisë z.Shkëlqim Murrja i cili ishte komanduar në këtë post pas kandidimit të ish kryebashkiakut Dionis Imeraj.