Edhe shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, po merr masa të forta për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19.
Zyrtarë të drejtorisë së Policisë të Qarkut Dibër bënë me dije se rreth mesditës, të ditës sotme, janë njoftuar nga autoritetet policore të vendin fqinj se është vendosur mbyllja e doganës së Bllatës.
Autoritetet nuk thonë se sa ditë kjo pikë kufitare do të qëndrojë e mbyllur, por kjo masë vjen pas situatës së krijuar në shumë vende. /tirananews.al/