Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dibër/ Prej 4 majit 63 vjeçari i zhdukur, dyshohet se është mbytur në lumin Drin

21:00 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Drini i Zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sefedin Lleshi, 63 vjeç, banor i fshatit Rreth Kale, njësia administrative Muhur në Bashkinë e Dibrës prej datës 4 maj 2020 rezulton i humbur. Banorë të zonës shprehen se Lleshi kishte vajtur në fshatin fqinj, tek miqtë e tij dhe kur është kthyer dyshohet se teksa kalonte me kalë lumin Drini i Zi mund të jetë mbytur.

“Kali me të cilin udhëtonte Sefedini është kthyer në banesën e Lleshit, i gjakosur dhe i dërmuar, ndërkohë që fati i kryefamiljarit nuk dihet. Dyshohet se thellësia e lumit ka bërë që 63 vjeçari të mbytet ndërkohë që kali ka arritur t’i përballojë dallgët e mëdha të lumit”, thanë banorë të fshatit Rreth Kale.

Mësohet se banorët e zonës dhe kafshët e ngarkesës kalonin zakonisht në një urë pasarelë që lidhte dy brigjet e lumit Drin. Sakaq kali që posedonte Sefedin Lleshi nuk kalonte mbi urë vetëm në rrjedhën e lumit. Me sa duket prurjet e datës 4 maj në lum kanë qenë të mëdha.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe strukturave të tjera shtetërore për gjetjen e Lleshit. Banorë të zonës dhe efektivë të Policisë Dibër kanë nisur kërkimet përgjatë lumit Drini i Zi, por terreni i thyer nuk lejon kqyrjen e gjithë territorit. Familjarët kërkojnë ndihmën e pëlumbarëve dhe forcave të ushtrisë për të mundësuar gjetjen e të zhdukurit. /tirananews.al/

63-vjecari Diber drin mbytur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.