Prej disa ditësh drejtues dhe specialistë të OSHEE-së Rajoni Burrel, në bashkëpunim me Policinë e Shetit kanë ushtruar kontrolle në fshatrat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Kurbinit e Mirditës.
Mësohet se në “sitën” e grupeve të kontrollit janë vënë abonentët problematikë si dhe punonjësit e OSHEE-së që mund të kenë bashkëpunuar me këto konsumatorë.
Vetëm gjatë ditës së sotme në Shupenzë të Bulqizës janë evidentuar dhe proçeduar penalisht 19 abonentë, të cilët vidhnin energji elektrike me “linjë të dytë dhe dëmtim matësash.”
Kontrollet vijojnë për identifikimin e të gjitha rasteve për lidhje të paligjshme dhe debitorë
