38 galeri kromi në rrethet Bulqizë, Mat e Dibër janë mbyllur muajit e fundit për shkak të mungesës së tregut të shitjes së mineralit.
Mësohet se në këtë rajon ushtrojnë aktivitetin e tyre privat 120 subjekte dhe kanë punësuar 3600 persona. Rënia e çmimit të kromit në tregon global ka shkaktuar krizë në sektorin minerar. Pasojat kanë nisur nga muaji mars dhe vijojnë edhe aktualisht.
Burime zyrtare pranë Inspektoriatit të Punës Dibër pohuan për tirananews.al bënë se janë mbyllur 38 subjekte, duke lënë të papunë 680 punëmarrës. 35 subjekte të tjera po punojnë me kapacitet të reduktuar.
Biznemenët e kromit i kanë kërkuar qeverisë të mundësojë dhënie të garancisë sovrane për të gjitha subjektet e kromit, ndryshe brenda vitit shumica e tyre do të falimentojnë dhe mijëra punëtorë do të dalin të papunë.