Në orët e mbrëmjes të ditës së sotme është vetvrarë në banesën e tij një 77 vjeçar nga rrethi i Dibrës. Zyrtarë të Policisë sqaruan se shtetasi me inicialet Gj.M i dha fund jetës në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor saktësoi se pranë trupit të pajetë të të moshuarit gjeti një armë zjarri.
Njoftimi i Policisë Dibër
Në orët e mbrëmjes, në fshatin Shumbat njësia administrative Sllovë, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi Gj.M, rreth 77 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet që shtetasi i lartëpërmendur është vetëvrarë me armë zjarri e cila është gjetur pranë trupit të viktimës. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.