Me një vendim të këshillit bashkiak, Dibra ka shpallur kryeministri Edi Rama sot “Qytetar Nderi”, por ky titull është refuzuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një njoftim të kryeministrisë bëhet e ditur se Rama është kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë, dhe kjo është arsyeja e refuzimit.
“Kryeministri Rama ka qene, mbetet dhe do te jete gjithmone kunder titujve honorifike per politikanet ne detyre. Duke falenderuar te gjithe ata qe mund te jene nisur per mire, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhene sot nga Bashkia Diber”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.