Dibra ёshtё zona qё zё vendin e parё nё Shqipёri pёr prodhimin e qershisё, ku janё mё shumё se 385 ha me pemtore qershie dhe me njё prodhim mesatar vjetor rreth 2400 ton. Pikёrisht, pёr tё festuar hapjen e sezonit turistik ёshtё zgjedhur festa e qershisё si fruti i parё i vitit.
Një larmishmëri aktivitetesh me lojra, këngë e valle lumturuan e gëzuan fëmijët, kurse nga ana tjetër fermerët dibranë, promovuan në stenda produktet e tyre, e veçanërisht qershinë karakteristike të Dibrës që konkurron në tregjet kombëtare. Një sërë turesh turistike u organizuan për turistët vendas e të huaj.
Festa e Qershisё ёshtё njё nga 9 festat lokale nё Bashkinё Dibёr, dhe qё organizohet pёr gati 3 vite nё Peshkopi nga grupi i organizimit tё festave lokale, nё kuadёr tё programit Dibra: Turizёm dhe Traditё (D2T), mbёshtetur nga USAID dhe Ambasada Suedeze nё partneritet me ALCDF dhe Bashkinё Dibёr.
Muharrem Rama, Kryetari i Bashkisё sё Dibrёs dhe Fondacioni Shqiptar per Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), uruan pjesёmarёsit pёr praninё e tyre dhe njё sezon sa mё tё mbarё pёr fermerёt, prodhuesit dhe operatorёt e turizmit nё Dibёr. Po ashtu, këtij aktiviteti iu bashkua edhe kandidati i PS-së për Bashkinë e Dibrës, Dionis Imeraj.
Mё shumё se 20 pjesёmarrёs fermerё morёn pjesё nё panairin e organizuar me kёtё rast, ku u prezantuan varietete tё ndryshme qershie, agropёrpunues tё qershisё, gatime tradicionale, artizanё lokalё dhe prodhues mjalti.
Reth 3000 vizitorё tё ardhur nga Tirana, Dibra e Madhe, dhe pushues nё Llixhat e Peshkopisё frekuentuan stendat e panairit dhe ndoqёn aktivitet e larmishme pёr fёmijё, lojërat popullore, grupin e valleve popullore dhe qershia mbi tortё koncerti i kёngёtarit tё njohur STINE qё ёshtё njё nga Ambasadorёt e promovimit tё turizmit tё Dibrёs.
Zyra e Informacionit Turistik nё Dibёr nё bashkёpunim me guidat lokale turistike kishin organizuar pritje për ture dhe vizita nё 9 destinacionet kryesore turistike duke filluar qё nga Korabi, Drini, Seta, Lugina e Shёrimit, Ujёvara e Pocestit, Ballkoni i Peshkopisё dhe njё sёrё veprimtarish tё tjera turistike qё nga ecja nё mal dhe fluturime me parashutё.
Festa e Qershisё, ishte vetёm hapje e sezonit turistik, i cili do vazhdojё edhe me festat e tjera lokale si Festa e Drinit, festa e Bjeshkёs, Oda Dibrane, dhe mbyllen me Festёn e tё Vjelave. Organizatorёt e kёtij eventi janё optimist qё ky vit do jetё njё vit i mbarё pёr turizmin nё Dibёr, ku shikohet njё interes nga vizitorёt e huaj dhe vendas.