Në sondazh u pyetën zgjedhësit e qarkut të Dibrës për kë do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot. Shumica do i shkonte Partisë Socialiste me diferencë të ngushtë nga Partia Demokratike.
PS do merrte 42.6% të votave, PD-ja 41.6%. Partitë e reja do vlerësoheshin nga elektorati me 15.8% të votave, ndërsa parti të tjera të vjetra me 0%.
Sa i përket vetëm votuesve që jetojnë në Shqipëri që votojnë në Dibër, gara është më e ngushtë, me 41.8% PS-ja, kurse 41.7% PD-ja. Partitë e vjetra të tjera 0%, kurse të rejat me 16.5%.
Shqiptarët që janë në emigracion do votonin në shumicë për PS-në me 44.2%, ndërsa PD-në me 41.5%. Partitë e vjetra të reja 0%, kurse të rejat me 14.3%.