Humbjen me skuadrën matjane nuk e kanë kapërdirë dibranët. Derbi i qarkut nisi dhe u mbyll me tensione të forta. Tifozët vendas u ndjenë të fyer nga gjestet dhe fjalët e Presidentit të Korabit, Femi Mziu. Ky i fundit kërcënoi publikisht edhe treshen e gjyqtarëve. Policia lokale e mbajti të bllokuar në pankinën e Korabit, ndërkohë delegati dhe vëzhguesi i takimit, jo vetëm nuk kërkuan largimin e Mziut nga stadium për veprimet e tij anstipostive, por ngjallën habi kur u ngjitën në tribunën VIP dhe u kërkonin gazetarëve pamjet filmike për të gjykuar rreth penalltisë së dhënë për Burrelin.
Humbja 1-0 i shqetësoi dibranët shumë. Klubi nëpërmjet një deklarata fajësoi treshen e gjyqtarëve për humbjen. Madje u tha publikisht se ata janë shpallur non-grata nga ana e tyre.
“Granit Sulko, dhe ju Granitet e tjere, pse e shemtoni
futbollin tone, shkruajnë zyrtarët e klubit Korabi. Ne Burrel provuat qe ka nje
tendece dhe qellimi eshte dashakeq, edhe pse te gjithe e dinim qe perqindja e
fushes i takon vendasve dhe e kishim pergatitur ekipin per nje gjykim ne
disfavor, por jo te njeanshem! Ajo fanelle qe perdhoset ju eshte fanella
e dibraneve, ata djem qe luajten ne fushe ushqejne familjen me kete pune dhe
jeni ju qe talleni me djersen dhe buken e tyre.
Nje penallti qesharake ne disfavor, nje penallti e mohuar dhe nje gol i pa
akorduar jane shume, dhe vlejne me teper se ai “harami” qe keni marre, vlen me
teper se ajo nota negative qe moret, me teper se ai denimi jo publik qe do
merrni ne FSHF”, thuhet në deklaratën e Korabit të Peshkopisë.