Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dieta, qira e karburant, si përfituan deputetët 28 milionë lekë në dy muaj

17:10 / April 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvndi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse 1 muaj me vonesë, Kuvendi i Shqipërisë publikoi përfitimet financiare të deputetëve për periudhën janar-shkurt, së bashku me pagat e tyre mujore.

Gazeta “Panorama” zbardh listën e përfitimeve financiare të ligjvënësve për muajin shkurt dhe bonuset e fundit shtetërore, që ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

Për këtë muaj, Kuvendi është kujdesur që t’ua ndërpresë menjëherë trajtimet financiare ish-ligjvënësve demokratë që në momentin e depozitimit të dorëheqjeve në Kuvend. Ndërsa për muajin mars dhe prill, ish-deputetët e Kuvendit do të përfitojnë vetëm pagën e plotë, sipas ligjit për statusin e deputetit, ndërsa bonuset si shpenzime për karburant, hotele, dieta apo edhe rimbursim qiraje, nuk do të marrin.

Ajo që bie në sy nga përfitimet është pagesa e honorarëve për deputetët, që zyrtarisht janë të vetmit “punonjës” buxhetorë publikë, të cilët përfitojnë nga orët e punët jashtë orarit zyrtar, pasi pjesa tjetër e punonjësve publikë nuk e përfitojnë. Në listat zyrtare të publikuara nga Kuvendi bien në sy përfitimet e para që kanë marrë si deputetë ish-ministrat e kabinetit qeveritar ‘Rama’, ku për muajin janar këto shpërblime ishin tepër të vogla në krahasim me kolegët e tyre.

Kjo, pasi ata filluan të ushtronin mandatin e deputetit në mes të muajit janar, sepse më parë trajtoheshin financiarisht si ministra. Nga radhët e ish-deputetëve të PD-së bien në sy rimburismet e qirasë. Janë tre ish-deputetë, që merrnin rreth 30 mijë lekë në muaj për rimbursim qiraje.

Konkretisht, bëhet fjalë për Nard Ndokën, Izmira Ulqinakun dhe Nadire Meçorapajn. Këtë bonus e kanë shfrytëzuar edhe disa deputetë të PS-së, të cilët nuk kanë shtëpi në kryeqytet, si Pendavinj, Leka, Bushaj, Bode, Nasufi, Velaj, Harusha dhe Mesi. Kuvendi ka paguar edhe fjetjet në hotele për disa ligjvënës. Vilma Bello e PS-së ka përfituar 90 mijë lekë rimbursim për dy muajt e parë, ndërsa Tritan Shehu 3 mijë lekë.

Kuvendi 2

Edhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka përfituar 18 mijë lekë nga rimbursimi i fjetjes në hotele. Për sa u përket pagave, Kuvendi u ka dhënë një rrogë të reduktuar deputetëve të PD-së, kjo për shkak të mosfrekuentimit të komisioneve apo seancave plenare në dy muajt e parë të vitit. Deputetët që kanë përfituar edhe dietat më të larta për muajin shkurt ishin Almira Xhembulla, e cila ka marrë rreth 140 mijë lekë dhe Dritan Bici, me 150 mijë lekë.

Nga kampi i opozitës, kryetari i PD-së ka përfituar rreth 37 mijë lekë bonuse, ndërsa Monika Kryemadhi ka përfituar më shumë, 40 mijë lekë. Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë të njëjtën shumë parash si përfitime sa Basha.

Ndërsa kreu i Kuvendit ka përfituar rreth 54 mijë lekë vetëm për pjesëmarrjen në seanca plenare, pasi bonuset e tjera i përfiton nga Garda e Republikës./Panorama/

deputet dieta perfituan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.