Duket se tensionet në Burrel nuk janë shuar ende, ku zyrtarë të bashkisë kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë jashtë KZAZ nr.17 materialet zgjedhore, sipas tyre duke zbatuar dekretin e Presidentit.
Nga pamjet mësohet se simpatizantët e PD-së i kanë vënë flakën këtyre materialeve zgjedhore, ndërsa më pas ata kanë bllokuar rrugën dhe mësohet se do të nisen drejt Klosit, në një tjetër KZAZ ku do të shpërndahen materialet zgjedhore.
Partia Demokratike akuzon policinë se “në shkelje të plotë të ligjit ka ushtruar dhunë dhe ka sulmuar me gaz lotsjellës zyrtarët e bashkisë Burrel që po zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve”.
“Pavarësisht dhunës se policisë e cila në shkelje të plotë të ligjit ndërhyn me dhunë në KZAZ Burrel, zyrtarët e bashkisë kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerre jashtë materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”, deklaron PD.