Një magazinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se magazina ka marrë flakë rreth orës 16:40 dhe ndodhet tek qendra tregtare “Casa Italia”.
Nuk raportohet nëse ka persona të lëdnuar nga zjarri, por vetëm për dëme materiale. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërsa grupi hetimor pritet që të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë Tiranë: Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.