Një zjarr masiv ka përfshirë sërish pyjet e Delvinës, në pjesën e LLakopinës dhe Sirakatit.
Katër mjete zjarrfikëse dhe banorë të Delvinës dhe Finqit po përpiqen të shuajnë flakët, ndërkohë që për fat të keq era favorizon përhapjen e tyre.
Lexo edhe- Zjarr në Delvinë, rrezikohet parku i Syrit të Kaltër
Nisur nga situata dhe rrezikshmëria kreu i bashkisë së Finiqit, Kristaq Kico ka kërkuar ndihmën e konsullatës greke në Gjirokastër për të ndihmuar me mjete për shuarjen e zjarrit nga ajri.