Autobusi i linjës Konispol-Sarandë është djegur gjatë natës. Mësohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.
Autobusi është në pronësi të SH.H, që bënte linjën Konispol-Sarandë- Konispol. Ngjarja është e qëllimshme, ndërsa policia pritet të japë detaje dhe për identifikimin e autorit/ve. Gjithashtu, janë sekuestruar disa kamera sigurie.