Lidhja e ish-Miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer.
Por pak kohë pas lindjes ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ish-Missi foli për lidhjen me Alesian për të cilën tha se ka pasur zhgënjimet e veta, por tashmë është kapitull i mbyllur.