Young Zerka ishte një nga të ftuarit e kësaj jave në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”. I vendosur përballë kapitenit kundërshtar së skuadrës “Luanët e verdhë”, Olsi Bylykut ku ishin të vendosur në sfidën e shotsave dhe nëse nuk tregonin një sekret mbi bashkëpunëtorët e tyre ndër vite duhet të pinin shotsin me shije të keqe.
Një nga personazhet që Zerka ka bashkëpunuar është edhe këngëtarja e famshme Ronela Hajati, me të cilën ai u përfol për një lidhje të gjatë, por që tani ka mbaruar. Ai nuk ngurroi dhe tha se këngëtarja ka një fobi dhe është ajo ndaj qenve.
“Ka frikë qenin”, u shpreh ai, por në këtë moment ndërhyn Meridiani i cili u shpreh se ky sekret nuk quhet pasi të gjithë njerëzit e dinë që Ronela e ka këtë fobi pasi e ka treguar vetë. Ndaj Zerka vendosi të pijë shotsin, pasi sekreti i parë nuk u quajt nga skuadra kundërshtare.