Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dikush ka punësuar tinëzisht ‘burrin e tezes’ së Shkëlzenit në Gërdec!

23:05 / March 22, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Duhet të gjejmë kush e ka punësuar tinëzisht, burrin e tezes së Shkëlzen Berishës në Gërdec, ose i njohur si baxhanaku i ndjerë i Sali Berishës. Duke i kërkuar ndjesë familjarëve që trazojmë kujtimin e të ndjerit, vrarë në Gërdec, tashmë jemi para një situate tragji-komike, pasi dhe Shkëlzen Berisha ka mohuar dje të kishte dijeni për të dhe punën e tij në Gërdec.

Unë këtë gjë e kisha shkruar një ditë më parë tek rubrika e humorit “Antena”, por me sa duket, ai ka ngelur aq keq për t’u mbrojtur, sa dhe faktet e krijuara për humor, i përdor për të vërteta.

Tani duhet të gjejmë kush e ka punësuar të ndjerin në Gërdec. Mihal Delijorgji është një minoritar grek, i cili nuk është se ka ndonjë lidhje, apo njohje, për ta caktuar përgjegjës në një proces delikat të punës në fabrikën e Gërdecit, një njeri me emrin Muhamet Hoxha, me origjinë nga Veriu.

Rrahman Selmanllari, “vëllai” i Shkëlzenit, ndihmës i tij në këtë biznes si përfaqësues i shoqërisë amerikne SAC, ndërkohë ka punësuar një grup me 7 veta, që i ka të gjithë kushërinj apo kushërinj të kushërinjve, dhe kjo del nga hetimi në Prokurori, edhe pse Selmanllari ka deklaruar se nuk ka njeri të afërt të punësuar në Gërdec.

Të ndjerin Muhamet nuk e merr njeri përsipër, as pas vdekjes. Ndonjë konkurs për punësime në Gërdec, nuk u hap askund, dhe shumica ishin dhe të pasiguruar.

Fahri Balliu, si partner me Delijorgjin, nuk e ka njohur dhe nuk besoj ta ketë rekomanduar, se ai u mjaftua me një Q7.

Sali Berisha, që punësonte gjithë Shqipërinë, thotë ‘nuk e kam njohur dhe nuk e kam takuar kurrë’, edhe pse është nga ata që njeh gjithë baxhanakët e njerëzve që ka rrotull.

I vetmi që del që e ka njohur, jam unë. Unë e kam njohur burrin e tezes së Shkëlzenit, pasi e kam pasur tezen e tij banore të pallatit. Tezja e Shkëlzenit, është një grua dinjitoze, që për hir të së vërtetës, nuk ka asnjë grimë hipokrizie nga këto që demonstron nipi i saj në hall, pas tragjedisë së Gërdecit, apo dhe motra e saj.

Siç e ka rrëfyer vetë zonja Vjollca Rama (Hoxha), tezja e Shkëlzenit, ajo e dinte se burri punonte në një punë të sigurtë dhe të mire, dhe nuk kishte idenë se puna ishte e rrezikshme.

Në intervistën e saj në “Gazetën Shqiptare” në qershor të vitit 2008, ajo kundërshton deklaratat e Liri Berishës, motrës së saj, që ka shpikur sikur motra i ka thënë që “burri mban ca arka aty në Marikaj”. E ka hedhur me përbuzje poshtë deklaratën e motrës së saj, mamasë së Shkëlzenit, duke theksuar se “unë nuk isha aq keq për bukë të gojës, ta çoja burrin të mbante arka”.

Kjo polemikë në distancë mes dy motrave në hall, njëra qa ka hallin e djalit trafikant dhe burrit të korruptuar kryeministër, dhe tjetra që ka hall real se korrupsioni i tyre  i ka vdekur burrin, tregon më së miri fytyrën e një familje hipokrite, e cila është gati të mohojë dhe raportet njerëzore kur është në hall.

Kjo mu kujtua, ndërsa Shkëlzen Berisha, në përpjekje për të mbrojtur veten nga akuzat, e ka bërë më tragji-komike situatën.

Ndërkohë, më 16 mars 2008, në varrezat e Sharrës, ai së bashku me motrën e tij, Argitën, dhe nënën e tyre, ishin në ceremoninë  e varrimit të të ndjerit.

Babai i tyre, Sali Berisha, i cili qëllimisht një ditë më parë i kishte ndryshuar emrin, nga Muhamet, në Mehmet,  nuk mund të shkonte aty, se kuptohej që tragjedia e Gërdecit kishte shkaktuar një vdekje dhe brenda familjes së tyre.

Muhamet Hoxha është dëshmitari i vetëm, i vdekur, i patjetërsueshëm, i pamanipulueshëm, dhe i pagojë, për ta frikësuar, si Kosta Trebickën apo Luan Hoxhën, që të ndryshojë dëshminë, e pastaj të gjendet në pyll i vrarë, apo i arratisur nga frika në SHBA.

Ai dëshmoi duke vdekur, si një mallkim edhe për Berishët, që të provojë se tragjedia e Gërdecit është gatuar në shtëpinë e tyre.

Vdekja e tij është një fatkeqësi për të, por një ndëshkim dhe më i madh për Berishët hipokritë, që tashmë bëjnë dhe sikur nuk e kanë njohur dhe nuk e  kanë ditur kush ishte Muhamet Hoxha.

Në një regjim ku Sali Berisha të hiqte nga puna dhe kushëririn e shtatë dhe ku gruaja e tij punësonte dhe kushëririn e 12-të, në një regjim ku djali i tij, vinte në rresht ministrat, tani duhet të gjejmë kush ka punësuar burrin e tezes së Shkëlzenit, në një biznes privat të lidhur tërësisht me të.

Nuk është ushtrim për budallenj, edhe pse duket i tillë. Është guximi për ta konsideruar këtë popull budalla, ngaqë nuk janë dënuar kurrë.

nero punesuar tezes tinezisht xeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.