Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dilemat nacionalisto djathtiste të Ilir Metës

23:34 / July 25, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Procesi i shndërrimit të fraksionit të majtë të Partisë Socialiste, (LSI) në parti të djathtë nisi sot me një sërë turbullimesh të vogla . Duke dashur të tregojë se si socialistët erdhën në pushtet më 2013 për “të shkatërruar Shqipërinë”, Agim Nesho, i cili është simbol i ndryshimit nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkretë e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi.

Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbrojë marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

Pastaj u kujtua që dhe vetë ka marrë dekoratën më të lartë të Greqisë atë të Kryqit të Artë për shërbime ndaj Greqisë dhe u përpoq të kujtojë se i ka dhënë shtetësinë Hirësisë së tij Anastas, dhe lejen e Katedrales në Tiranë. D.m.th. në koshiencën e tij, këtë nder ja kishte bërë Greqisë, se atëherë ishte progrek, ndërkohë që Hirësia e tij Anastas është Kryepeshkop i Shqipërisë dhe katedralja në qendër të Tiranës nuk është e Greqisë, por e besimtarëve tanë ortodoks.

Me sa duket dhe këtu do pak kohë të kalojë nga progrek në antigrek.

Pastaj kaloi tek Kosova. Aleanca e tij me Albin Kurtit dhe shoqëria e fort e javës së fundit me Vjosa Osmanin, një urrejtëse e sëmurë e Shqipërisë, kishte bërë punën e vet. Kishin dizajnuar së bashku një plan se si të akuzonin Edi Ramën se po ndan Kosovën. Madje se si dhe rezoluta kundër hetimeve të Dick Martit, të quhej e pavlefshme, edhe pse ka një përpjekje ndërkombëtare për ta marrë atë në konsideratë dhe për të anuluar rezolutën e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

I vendosur të tregohet patriot, befas u kujtua për lidhjet e tij okulte me Serbinë, për bisedat me ministrin e jashtëm rus, për dashurinë e tij për Beogradin e vitit 2001, dhe filloi të justifikohej se dhe ai është për lëvizje të lirë në Ballkan apo për tregti të lirë, por nuk duron dot këtë “kujdesin” e Edi Ramës për Kosovën, i cili e bezdis me shumë se retorika antikorrupsion e Albinit.

Në fund u përpoq të shpaloste dhe vizionin e tij sovranist, dhe si shenjë sublime të përkushtimit tha se ishte gati të vdiste për Shqipërinë qysh nga ai moment.

Pati një heshtje në sallë, në pritje të aktit,…por nuk ndodhi asgjë. U pa që dhe ai ishte premtim i rremë.

baze dilemat nacionaliste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.