Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

 Dinamo mund Kukësin, siguron 3 pikët në “frymën e fundit

19:14 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 01 29 191313
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pritej një fitore e madhe e “Nëndetëses Blu”, të paktën pas asaj pjese të parë, që u pa në “Niko Dovana”, mirëpo triumfi erdhi me shumë vështirësë, me “Verilindorët” e Kukësit, që siguruan kështu një tjetër humbje, kësaj radhe me rezultatin, 3 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore.

Siç theksuam edhe më lart pjesa e parë e sfidës u mbyll në avantazhin, 2 me 0, të djemve të teknikut, Dritan Mehmeti, me “fantazistët”, Lorenco Vila e Denison Dos Santos, që shënuan dy gola të shpejtë, në minutat 11’ e 13’, e madje patën raste të tjera për të thelluar rezultatin, mirëpo kjo nuk ndodhi, duke mbajtur gjallë shpresat e “Verilindorëve”.

Në fundin e pjesës së dytë erdhi dhe përgjigja e djemve, të teknikut, Stavri Nica, teksa fillimisht ishte “fantazisti” peruan, Carlos Rivas, i cili dërgoi topin në rrjetë, në minutën e 84’-t, ndërsa vetëm 3 minuta më funë afrimi i merkatos së janarit, Vasilios Zogos godet bukur një top më kokë, për të barazuar gjithçka, mirëpo barazimi nuk zgjati shumë, pasi në sekondat e fundit të lojës, qendërmbrojtësi Rustem Hoxha kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar me kokë, topin në rrjetën e Tafas, për të siguruar kështu fitoren “dinamovite”.

Falë kësaj fitoreje, “Nëndetësja Blu” e Dinamo City ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke u shkëputur kështu me 3 pikë nga “zona e ftohtë” e rënies nga kategoria, ndërsa “Verilindorët” e Kukësit mbeten në vendin e 9-të të tabelës, me 19 pikë.

dinamo Kukesi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.