Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në derbin përballë Lokomotivës. Në këtë sfidë zbritën në fushë 3 shqiptarët, Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi në radhët e Dinamos dhe Fetai Feta të Lokomotiva.
Në këtë sfidë shënoi golin e tretë për skuadrën e Dinamos, Arijan Ademi.
Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit.