Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Diplomati amerikan ju kërkoi Rudina Hajdarin si kryetare e PD-së”

23:13 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sbbs 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli ka pyetur ish-kryeministrin Berisha, lidhur me një takim të vitit 2018, mes tij dhe përfaqësuesit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.

Më tej, referuar këtij takimi, Vangjeli tha se në konfidencë kishte mësuar që diplomati amerikan i kishte kërkuar Berishës të ndikonte në ndryshimin e lidershipit të PD-së, pas situatës së krijuar me publikimin e artikullit në revistën “Mother Jones”. Vangjeli pohoi se Berishës iu kërkua të mbështeste vendosjen e Rudina Hajdarit në krye të PD-së, por ish-kryeministri Berisha nuk dha emër, por theksoi se Moore i kishte kërkuar të mbështeste politikisht një person brenda PD-së gjatë një bisede konfidenciale.

Berisha: Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Ka pasur shqiptarë, por edhe vetë zonja Kim u ka thënë të tjerëve që ne e kemi paralajmëruar Berishën dhe një nga emrat është ky emër.

Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar Moore, për ta bërë kryetar partie?

Berisha: Më kërkoi të mbështes politikisht një person, brenda PD-së dhe jo jashtë PD-së sepse ai e dinte që kundër Ramës punoja nga mëngjesi deri në darkë. Ai erdhi në një aktivitet të OKB-së dhe mbulonte organizatat ndërkombëtare në Departamentin e Shtetit. Është një bisedë konfidenciale.

Vangjeli: Erdhi nga SHBA t’ju kërkonte?

Berisha: Jo, ai erdhi për një aktivitet, mbulonte organizatat ndërkombëtare në DASH.

Fevziu: Kush ishte personi?

Vangjeli: Po them të vetmin emër, që nuk e ka thënë Moore, por e keni thënë ju në mënyrë konfidenciale dhe në mënyrë konfidenciale e kam marr dhe unë, është zonja Rudina Hajdari. Kjo ka ndodhur në 2018.

Në takimin e fundit ju është prezantuar pikërisht ky faul i zotit Basha me financimet e mundshme ruse, kur Nik Muzin deklaroi që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë dollarësh. Historia vazhdon, sepse përmendet edhe emri i një turku dhe në atë kohë ju është kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD dhe kandidatura ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar. Kjo ka qenë besëlidhja e juaj e parë me Lulzim Bashën.

diplomati hajdari kryetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.