Larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund të bëjë që ato të bëhen më të yndyrshme në mënyrë natyrale. “Arsyeja pse ndodh kjo është se ju jeni duke stimuluar mbi gjëndrën dhjamore, që do të thotë se po prodhoni më shumë vaj sesa duhet,” thotë Antonio Juarez , një stilist flokësh në sallonet Fabio Scalia në Neë York City. Ky stimulim shkaktohet nga teknika e masazhit që përdorni kur shkumoni shampon tuaj.
Temperatura e dushit tuaj mund të ndikojë gjithashtu në yndyrën ose mungesën e flokëve tuaj. “Është e rëndësishme të mos përdorni ujë shumë të nxehtë kur lani flokët, pasi ai do të heqë vajrat natyralë nga kutikula dhe skalpi i kokës do ta zëvendësojë atë menjëherë, duke i lënë flokët të yndyrshëm,” thotë Gökhan Vayni , specialist i flokëve në Vera Clinic.
Një tjetë veprim që i bën flokët të yndyrshëm ësjtë prekja e shpeshtë.
Lëkura e kokës prodhon vaj në mënyrë natyrale, dhe po ashtu edhe mollëzat e gishtave. “Kjo kontribuon në një skalp të yndyrshëm që është prekja e flokëve vazhdimisht gjatë gjithë ditës,” thotë Juarez.