Hulumtimet tregojnë se disa çifte qëndrojnë në martesa të “mbaruara” vetëm për shkak të fëmijëvë apo parave që i kanë investuar në lidhje – sipas hulumtimeve, gjërat materiale janë më të rëndësishme për shumë njerëz sesa dashuria e lumturia.
Është e vështirë për dikë të mendohen arsyet se pse duhet qëndruar në një lidhje ku nuk ka më dashuri e lumturi, por fatkeqësisht shumica jetojnë kështu.
Arsyeja e parë dhe më e zakonshme se përse çiftet qëndrojnë në martesa të dëmshme janë fëmijët.
Përveç kësaj, ekspertët thonë se ka edhe disa arsye tjera.
Disa e shmangin divorcin sepse nuk duan të kalojnë përmes kaosit.
Disa e justifikojnë situatën duke thënë se nuk kanë para për avokat, e tjerët frikësohen nga gjykimet e të afërmve