Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Disa rrugë të bllokuara, situata nga moti i keq në përmirësim në Gjirokastër

09:11 / January 12, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6304
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qarkun e Gjirokastrës situata pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve po vijon të përmirësohet gradualisht, me gjithë problemet e vazhdueshme në terren. Moti sot në 12 janar është kryesisht i kthjellët dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm, megjithëse reshjet e dobëta dhe rreziku për rrëshqitje dherash mbeten të mundshme në disa zona, sipas parashikimeve meteorologjike për vendin.

Në bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit vazhdon të jetë e bllokuar, ku dhe ditën e sotme do të punohet nga kontraktori dhe ekipet e emergjencës për hapjen e saj. Bashkia po vijon gjithashtu punimet për largimin e mbetjeve dhe inerteve në Lagjen Dunavat dhe Manalat të qytetit, si dhe në përroin e Sopotit në fshatin Lazarat për të përmirësuar qarkullimin. Në zonën e fshatit Nokovë në Lunxhëri, rrugët ende paraqiten problematike, për shkak të terrenit pas reshjeve të fundit.

Edhe në bashkinë Libohovë, hyrjet e fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë në Njësinë Administrative Zagori vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa autoritetet lokale po vlerësojnë mundësitë e ndërhyrjes në terren, për shkak të formacioneve të paqëndrueshme të dheut.

Në bashkinë Memaliaj, një rrugë e brendshme vijon të mbetet e bllokuar duke izoluar disa banesa, ndërsa në fshatin Tosk-Martalloz në Njësinë Administrative Luftinjë ka zona ku rrëshqitjet kërcënojnë një shtëpi banimi, por ndërhyrja e mjeteve për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur. Në Njësinë Administrative Krahës, në fshatin Levan, po regjistrohen përsëritje të rrëshqitjeve të dherave. Ndërsa në bashkinë Dropull nuk raportohen probleme të mëdha, në Përmet po vazhdojnë punimet për pastrimin e dherave në pjesën e sipërme të lagjes Sede të qytetit, si pjesë e planit të bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës pas reshjeve.

Në bashkinë Këlcyrë, rruga në fshatin Luar, Njësia Administrative Sukë, është e bllokuar nga dheu, ndërsa rruga e fshatit Psar në njësinë Ballaban është ndaluar gjithashtu nga rrëshqitja, ku puna për pastrim do të nisë sapo të ulet niveli i ujit në lumë.

Në zonën e Tepelenës, disa akse rurale si Salari–Nivicë, Dukaj–Sinanaj, si dhe segmentet e rrugës së vjetër Subash–Hormovë dhe rruga e varrezave në Njësinë Administrative Qendër janë të paaksesueshme për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme dhe prurjeve të shumta të ujit. Megjithatë, në aksin Tepelenë–Gjirokastër pranë Shkallës së Zezë, punimet për pastrimin vazhdojnë dhe qarkullimi bëhet me një korsi të organizuar nën drejtimin e policisë rrugore.

Furnizimi me energji elektrike në gjithë qarkun është kryesisht normal, me përjashtim të disa fiderëve në zonën e Memaliajt, ku ekipet e OSHEE janë në terren për rikthimin e shërbimit.

Nga ana hidrologjike, niveli i lumit Vjosa në Memaliaj është rreth 3.5 metra, dhe strukturat përgjegjëse po e monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar rritje të papritura të ujit. Përmbytjet të cilat kanë përfshirë disa qarqe, përfshirë Gjirokastrën, kanë detyruar edhe evakuime dhe ndërhyrje të shtuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura, të cilat kanë angazhuar më shumë se 100 efektivë dhe mjete për menaxhimin e situatës në zona të ndryshme të vendit përfshirë Gjirokastrën dhe Durrësin.

Autoritetet lokale rikujtojnë qytetarët që të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim në situatë, ndërsa puna për pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit normal të rrugëve vazhdon intensivisht sot në të gjithë qarkun.

bllokuar Gjirokastër rrugë situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.