Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi tregon se me cilin shtet negociatat kanë qenë më të vështira.
Ai tha se Unioni vendosi që negociatat të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e sipas tij fati i të dyja vendeve është i lidhur bashkë.
“Deri më tani në vendet që kam qenë nuk ka qenë vështirësi e pakapërcyeshme. Ende dominojnë preferenca të lidhura në pretendime, gjykime. Historia e krimeve të organizuara që përmendet nga një gazetë X, del që kjo nuk është e saktë. Unë mendoj se shtetet e Unionit Evropian do i zgjidhin problemet dhe do na e hapin rrugën.
Është e vështirë të thuash, këto më kanë me sy të mirë, këta të tjerët jo. Vjet kur u miratua nga Unioni që të hapeshin negociatat ka pasur dy qëndrime, njëri ka qenë që të negociohet njësoj me të dyja shtetet dhe në tjetrën ka qenë që Maqedonia e Veriut të privilegjohet pak më shumë.
Sot jemi në të njëjtat shina, unë them që do të ketë një gjuhë të përbashkët. Është e vërtetë që ka një rezolutë në parlamentin bullgar, por mbi bazë të meritës Shqipëria u deklarua se i ka plotësuar kërkesat. Ne kemi qenë bashkë dhe përsëri do të vazhdojmë bashkë. Fati i të dy vendeve është i lidhur së bashku”, theksoi Mazi në “Real Story” në News 24.
Mazi thekson se duhen hapur shumë kapituj për anëtarësim dhe secili kapitull kërkon konsensusin e çdo vendi të unionit europian.
“Qëndron i palëkundur vizioni i BE-së për zgjerim. Jemi afruar gjithmonë e më shumë me BE-në. Raporti i fundit për Shqipërinë është më pozitivi ndonjëherë. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara pzotivë për integrimin e vendit.
Janë 34 kapituj për t’u hapur dhe duan vite, e ata çdo kapitull do konsensusin e shteteve pjesëtarë në union. Disa kapituj do të ecin shumë shpejt. Nëse procesi mbështetet nga politika, OJQ, shoqëria civile, akademikët dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, unë besoj se nuk do ta kapërcej vitin 2027 – 2018 deri në integrimin në BE”- shtoi ai.
Ai thotë se disa vende evropiane janë paragjykuese ndaj Shqipërisë dhe se vendi ynë i ka përmbushur kushtet.
“Borrell është nënpresident i këshillit, ai tha që Shqipëria është partner kyç dhe prioritet për Unionin. Ai shtoi publikisht, se Shqipëria i ka plotësuar kërkesat dhe është shembull në Ballkan. Holanda ka kërkuar një raport nga komisioni, por jo tani, që vitin e kaluar. Unë besoj që ky raport të bëhet nga fundi i këtij muaji.
Raporti që u paraqit tani zyrtarisht mund të përdoret. Unë shpresoj se do të jetë një raport në linjë pozitive vlerësimi për vendin tonë. Për mua në këtë pozicion, të gjitha vendet e Unionit Evropian janë të barabarta. Të gjitha këto vende do e gjejnë gjuhën e përbashkët me ne. Do të bëhet konferenca e para që të ulemi konkretisht në tavolinë.
E rëndësishme është që ka një orientim strategjik për zgjerimin dhe nuk ka asnjë nga këto shtete që është kundër. E mira është që ne ti plotësojmë sa më mirë detyrat tona, që zërat e një skeptiku të vijnë duke u ulur. Kjo është detyra jonë. Ata duhet të binden që ky vend po ecën. Një presidencë e unionit, duhet të marrë parasysh dhe ekuilibrat mes 27-ëve dhe konsensusi është i vështirë ku pak shumë veta”, u shpreh kryenegociatori.