Këtë të mrëkurë është mbledhur grupi i Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, kjo një ditë para seancës plenare në Kuvend. Deputeti Bujar Leskaj tha se duhet të thellohet aksioni opozitar, madje të shkohet deri te greva e urisë. “Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do të thotë se duhet te reagojmë siç duhet. Duhet të marrim hap pas hapi të gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në ekstrem, në grevë urie”, tha ai.
Postime te ngjashme
Add A Comment