Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në seacën e sotme në Kuvend, ka kundërshtuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për kohën e përcaktuar për opozitën në diskutimin që do bëhet për Portin e Durrësit. Alibeaj i tha se janë në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe i kërkoi që t’iu japë kohën e duhur deputetëve për të folur mbi aferën e portit.
“Të jemi të drejtë me fakte dhe po ua kujtoj me qetësi. Në konferencën e kryetarëve është vendos në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Për të pasur debat të limituar duhej kërkesë me shkrim, që s’ka qenë nga Balla. U kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve për të zhbërë shkeljen e kushtetutës dhe më keni kthyer një përgjigje që s’ka lidhje.
Të gjithë deputetë që nuk janë në një grup, kanë të drejtën e tyre që të flasin 10 minuta. Respektoni rregulloren. Ktheni kohën siç duhet që çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në një procedurë të përshpejtuar, detyrimi minimal është t’ia bëjmë më dije që ti japim çdo deputeti ta përçojë tek qytetarët, pavarësisht se ku është vendosur.
Konferenca e kryetarëve nuk është ajo që rishikon vendimet e veta. Çshtë seanca plenare dhe nuk mund të thërras konferenca e kryetarëve pa objekt. Të vijojmë në respekt të vendimmarrjes së konferencës së kryetarëve”, tha Alibeaj.