Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Diskutohet sot kërkesa për shkarkimin e Begajt, opozita pretendon se Presidenti ka shkelur 7 ligje

08:27 / October 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bajram Begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, me argumentin se ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Kërkesa e opozitës u depozitua më 15 tetor në Kuvend dhe përmban shtatë akuza konkrete ndaj kreut të shtetit.

Sipas PD-së, Begaj ka vepruar në kundërshtim me ligjin në disa raste, përfshirë dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, ndërhyrjen në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, pa respektuar procedurat.

Një tjetër pikë e debatueshme është dekretimi i ashtuquajturës “ministre virtuale” Diella, si dhe akuzat se presidenti nuk ka ndërhyrë për të ndaluar përfshirjen e trupës diplomatike dhe stafit të tij në fushatën elektorale të vitit 2025.

Demokratët e akuzojnë gjithashtu Begajn për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi. Sipas tyre, ai rezulton i punësuar në një klinikë private në Tiranë, ndërsa i biri dyshohet se është punësuar fiktivisht në një kompani sigurimesh, që ka fituar tendera nga Presidenca.

Në kërkesën zyrtare theksohet se këto veprime përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe cenojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, shkarkimi i presidentit mund të ndodhë vetëm për shkelje të rënda të ligjit themelor ose për kryerjen e një krimi të rëndë. Kërkesa duhet të nënshkruhet nga të paktën 35 deputetë dhe të miratohet në Kuvend me 94 vota.

Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vërtetojë ose jo fajësinë e presidentit dhe të shpallë shkarkimin ose jo të tij nga detyra.

bajram begaj kerkesa Opozita Presidenti shkarkimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.