I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur për përgjimet e publikuara një ditë më parë nga gazeta gjermane Bild.
Ai tha se distancohet nga ai që ka blerë vota. “Distancohem nga ai palaço që ka blerë vota”– tha Ahmetaj. Ndërsa në ekran shfaqen përgjimet, Ahmetaj thotë se, kryeministri Rama po merr në telefon një koordinator elektoral i cili është me ligj me kod që mund të punojë pas orës 17:00 e të jetë simpatizant.
“Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është. E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë.
Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj. Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e “shkrirjes” dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”, tha Ceka.