Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka folur në Samitin e Diasporës, ku shprehu mirënjohjen për të gjitha ata që promovojnë zhvillimin kulturor, gjuhësor, ekonominë dhe turizmin e Arbërisë.
Hasani tha se vlerëson përpjekjen e arbëreshëve për të ruajtur gjuhën shqipe, traditë kjo që vazhdon edhe sot në Itali.
“Dita Arbëreshe, moment domethënës në marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve arbëreshe. Vlerësojmë përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës e kujtesës kombëtare të shqiptarëve. Me fat që kjo traditë vazhdon ende sot, falë përkushtimit të katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Itali”