Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dita e dytë e bisedimeve Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi, Dmitriev: Po përparojmë

11:57 / February 5, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7504
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina dhe Rusia kanë rifilluar ditën e dytë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi, për të diskutuar mënyrat e përfundimit të luftës katërvjeçare.

Negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov shkroi në një postim në Telegram: “Ka filluar dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi. Po punojmë në të njëjtat forma si dje: konsultime trilaterale, punë grupore dhe harmonizim të mëtejshëm të pozicioneve”

Nga ana tjetër, negociatori rus Kirill Dmitriev tha se bisedimet kanë patur “progres” dhe po lëvizin në një drejtim pozitiv.

“Ka padyshim përparim, gjërat po ecin përpara në një drejtim të mirë, pozitiv,” tha negociatori rus Kirill Dmitriev për mediat shtetërore.

Mirëpo ai kritikoi atë që e përshkroi si përpjekje nga vendet evropiane për të “penguar përparimin” në fillim të ditës së dytë të bisedimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe mes ndërmjetësve rusë, ukrainas dhe amerikanë.

Ndërkohë, qyteti i Kievit u godit gjatë natës nga një sulm rus me dronë. Kryetari i kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se sulmi shkaktoi dëme në ndërtesa banimi dhe zyre, përfshirë zjarr në një ndërtese zyrash, si dhe dëmtime në një çerdhe dhe pranë një qendre tregtare.

Forca ajrore e Ukrainës njoftoi se Rusia hodhi dy raketa balistike dhe 183 dronë, ndërsa mbrojtja ajrore rrëzoi 156 prej tyre. Një person u plagos gjithashtu në rajonin përreth Kievit, raporton Al Jazeera.

Bisedimet e mëparshme u konsideruan nga pala ukrainase si “substanciale dhe produktive”. Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, rreth 55 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën gjatë luftës, ndërsa një numër i madh qytetarësh është i zhdukur.

Në Donetsk, të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën në sulmet ruse mbi qytetin Druzhkivka, ku Rusia përdori municione dhe hodhi dy bomba ajrore. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e vendbanimeve Staroukrainka dhe Stepanivka në Ukrainën lindore.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Denys Shmyhal, paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë mund të përkeqësohen në ditët e ardhshme dhe se sulme të reja ruse mund të dëmtojnë më tej rrjetet e energjisë dhe ngrohjes.

Bashkimi Evropian miratoi detajet e një kredie 90 miliardë euro për Ukrainën, një iniciativë e nisur nga udhëheqësit e BE-së në dhjetor për të mbështetur pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit në vitet 2026-2027.

Sipas agjencisë gjermane të inteligjencës së jashtme BND, shpenzimet e Rusisë për ushtrinë në vitet 2022 dhe 2023 ishin 66% më të larta se sa raportohet zyrtarisht.

Abu Dhabi bisedime rusi Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.