Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë sot homazhe viktimave të luftës në Ukrainë në Ditën e Fitores në Evropë.
Johnson u është drejtuar ukrainasve me në një video-mesazh të publikuar sot.
“Përkushtuar atyre që kanë vdekur dhe vuajtur në pushtimin e paligjshëm të Rusisë, respekt dhe mirënjohje për ta. Ne jemi të vendosur për të mbështetur Ukrainën në luften e tyre. Ne nuk do të harrojmë sakrificat që janë bërë ndër breza për të siguruar paqen dhe lirinë në Evropë”, shprehet Johnson.
Dita e Fitores në Evropë (VE) festohet nga disa shtete evropiane më 8 maj të çdo viti, duke shënuar pranimin zyrtar nga aleatët e Luftës së Dytë Botërore kapitullimin e Gjermanisë naziste, më 8 maj 1945.