Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat festojnë sot Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar 4 korrikun!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetin social “X”, ndërsa shton më tej se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike.
Postimi i plotë
Gëzuar 4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.