Ditën e sotme, besimtarë nga e gjithë Shqipëria janë drejtuar drejt Laçit.
Sot shënohet Dita e Shën Ndout dhe të gjithë besimtarët janë dyndur në kishën me të njëjtin emër të këtij qyteti për të marrë sadopak shpresë, bekim dhe pozitivitet.
Në këtë situatë pandemike, temperatura të larta dhe dyndje të madha, kryeministri Rama ka lajmëruar se një ekip i specializuar shëndetësor po kujdeset vazhdimisht për të menaxhuar çdo situatë emergjente që mund të ndodhë.
‘‘Ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore dhe Spitalit të Kurbinit në gatishmëri 24 orë, prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, për pelegrinazhin e besimtarëve të shumtë, nga e gjithë Shqipëria, të cilët janë mbledhur në Kishën e Shna Ndout në Laç”, shkruan Rama në rrjetin e tij social “Facebook”.