Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës në Elbasan është zhvilluar një simpozium mbi historikun e kësaj feste pagane e cila në lashtësi, nuk u kremtua vetëm nga Elbasani, por kjo zonë e ruajti atë më me fanatizëm ndër shekuj.
Dita e Verës kremtohej si mirënjohje ndaj natyrës teksa çdo gjë niste të lulëzonte, atëherë kur ende njerëzimi nuk besonte në Zota.
Simpoziumi mbi historikun e Ditës së Verës synon përçimin e kësaj feste në të gjitha detajet e saj, pa e deformuar, ndaj dhe pjesëmarrës ishin kryesisht të rinj e nxënës shkollash.