Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Partia Demokratike e Rithemelimit do të protestojë. Përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se përgjatë harkut kohor të një viti javë vrarë 19 gra. Ndaj sot do të ketë një marshim dhe një protestë.
”8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e gruas! Një ditë feste por dhe proteste. Partia Demokratike është sot në krah të grave dhe vajzave, në çdo cep të Shqipërisë dhe në Diasporë, ku i ka detyruar qeverisja e Edi Ramës. Sot është ditë feste dhe Gëzuar! Por është edhe ditë proteste, për 19 gratë e vrara gjatë harkut kohor të një viti.
Lexo edhe :
Related Posts
Është ditë proteste, për nënat të cilave ua ka marrë emigrimi fëmijët, për vajzat që e kanë të pamundur arsimin cilësor. Për gjyshet me pensione të paindeksuara dhe barnat me çmime të papërballueshme. Për studentet që diplomohen dhe duhet ta dorëzojnë fatin e punësimit të tyre në duar patronazhistesh”.