Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“DITARI I NJË TË BURGOSURI”/ Ish-presidenti Sarkozi rrëfen makthin e burgut për 20 ditë izolim

12:58 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarkozy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka shkruar kujtimet e tij nga 20 ditët e izolimit në burgun famëkeq La Santé në Paris. Libri mban titullin “Ditari i një të burgosuri” dhe përshkruan përvojën e tij në qeli, pas dënimit me 5 vite burg për financim të paligjshëm nga diktatori libian Muamar Gaddafi. Botimi del në shitje më 10 dhjetor.

Kujtime të rënda, 20 ditë të quajtura “tmerr”. Ish-presidenti Nicolas Sarkozy rikthehet para publikut, jo si politikan i fuqishëm, por si një i burgosur i izoluar, i mbyllur në qelinë e tij në La Santé.

Përvojën që e përshkruan si makthin më tronditës të jetës, ai e ka shndërruar në një libër që publikohet më 10 dhjetor. Titulli i tij është i thjeshtë, por rëndon si një dënim: “Ditari i një të burgosuri”.

Edhe pse qëndroi vetëm tre javë në izolim, ai thotë se përvoja ishte një “makth i vërtetë”.

Libri i ri, 216 faqe, është shkruar gjatë kohës kur Sarkozy mbaheshe i vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie e ruanin ditë e natë.

Në disa fragmente të publikuara, Sarkozy përshkruan se në burg “nuk ka asgjë për të parë e asgjë për të bërë”, ndërsa zhurmat janë “të pandërprera”. Ai thotë se izolimi i forcon mendimet e brendshme të njeriut, duke e krahasuar me një “shkretëtirë të zhurmshme”.

Pavarësisht dënimit me pesë vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2007, Sarkozy është liruar përkohësisht me mbikëqyrje gjyqësore. Ai jeton në shtëpinë e tij luksoze së bashku me bashkëshorten Carla Bruni, ndërsa mban një byzylyk elektronik.

Megjithatë, rruga e tij drejt lirisë nuk ka përfunduar. Nëse humb apelin që nis në mars, Nicolas Sarkozy mund të rikthehet sërish në qelitë e La Santé. Dhe ky libër, ndoshta do të ketë një vazhdim.

Nicolas Sarkozy, president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, është bërë presidenti i parë në historinë moderne të shtetit që ka kaluar pas hekurave.

Burg Ditari izolim makthi Sarkozy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.